“Po ëndërroj”.
Kështu shkruante Rei Manaj teksa postonte një foto nga stërvitja e parë me skuadrën e Barcelonës. Dhe kjo ëndërr duket se po bëhet realitet nga dita në ditë.
Askush s’e kishte menduar që djaloshi shqiptar do të luante përkrah Lionel Mesit, por ai vetë po. E konfirmon trajneri i Barcelonës B, i cili thotë se Rei ka në mendje vetëm skuadrën e parë.
Sulmuesi 22-vjeçar po përfiton nga rrethanat e krijuara në klub dhe ndoshta debutimi me ekipin e parë nuk është larg. Dëmtimet e shumta kanë bërë që të jetë një kandidat potencial për sulmin e Barcelonës.
Në momentin që bëri kalimin nga Albasete te Barcelona shumë njerëz e paragjykuan dhe komentuan si një kalim negativ nga kategoria e dytë në të tretën, por ja që tani po stërvitet përkrah Messit, Grizmanit dhe shumë kampionëve të tjerë.
Fillimi është i mbarë!





