Ndarja e Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës përflitet prej në shtator, kohë kur këngëtarja shkoi për pushime pa bashkëshortin dhe pa të birin Tian.
Pak ditë më parë u vu re se Tuna ka hequr nga Instagram-i mbiemrin e Patrisit si dhe u kthye në vendlindjen së bashku me djalin.
Edhe pse asnjëri nuk ka reaguar deri më tani, një foto e postuar nga këngëtarja në Instagram, shton bindjen për ndarjen e tyre.
“Duket se vetëm bimët e hashashit të gjinisë femër prodhojnë gjethe. Meshkujt janë të panevojshëm…edhe si bimë”, shkruan Tuna.





