Sulmuesi shqiptar Giacomo Vrioni ka zbritur për herë të parë në fushë si futbollist i Juventusit, duke mbajtur nr.21, si qendërsulmuesi i ekipit të parë, Gonzalo Higuain.
Talenti kuqezi ka debutuar me skuadrën U-23 të bardhezinjëve në transfertë kundër Pontederas, duel i mbyllur pa gola dhe pa fitues.
Në ndeshjen e javës së 24-ët, Vrioni hidhet në fushë në minutën e 81-të.
Shqiptari do të mundohet të bind me paraqitjet e tij për të luajtur me ekipin e parë të “zonjës së vjetër”.





