Tirana i është përgjigjur klubit durrsak , i cili para disa orësh kërkoi nga komisionet e FSHF-së që të shikojnë pamjet filmike dhe të dënojnë Ngonë, që me bërryla dëmtoi tre lojtarë.

Tirana thekson se ka respekt për kundërshtarin brenda dhe jashtë fushe, por ka ftuar Komisionin e Etikës që të marrë në shqyrtim deklaratën raciste në drejtim të Majkëll Ngo, që është cilësuar nga durrsakët si “lojtarë me ngjyrë”.

“Respekt për kundërshtarin brënda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën rraciste dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta. Ftojmë Komisionin e Etikes të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo. Një shkresë zyrtare me kërkese do ta përcjellim pranë Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne jemi Tirona, më shumë se një klub futbolli.”, thuhet në reagimin e ekipit të kryeqytetit.