Kryeministri Edi Rama interesohet për situatën te Flamurtari. Teksa gjendej për një vizitë në Vlorë, kryeministri është ulur për kafe në një nga lokalet buzë detit.

Aty gjendej edhe sulmuesi i Flamurtarit, Andi Ribaj, që sipas dëshmitarëve që kanë parë gjithçka, i ka kërkuar Ramës një foto.

Ndërkohë kryeministri duke shfrytëzuar rastin, i ka vënë në dukje sulmuesit situatën kritike te Flamurtari edhe si deputet i Vlorës.

“Situata te Flamurtari është e keqe. Duhet që si ekip të trefishoni golat për një muaj. Në të kundërt, do urdhëroj që t’ju mbyllin të gjitha rrjetet sociale”, i ka thënë Rama me batutë Ribajt.