Nga një shqiptar te një tjetër. Glasgow Rangers dhe trajnerin Steven Gerrard nuk heqin dorë nga futbollistët shqiptarë. Pas largimit të Eros Grezdës i cili u huazua te Osijek, gjigandët skocezë në orët e fundit të merkatos së dimrit kanë firmosur me një tjetër lojtar të kombëtares kuqezi.
Florian Kamberi është zyrtarizuar si afrim i Rangers, teksa është transferuar deri në fund të këtij sezoni në formë huazimi nga Hibernian.
Në rast se bind me paraqitjet e tij 24-vjeçari do të blihet përfundimisht nga Rangers me trajnerin e Gerard që e ka vlerësuar maksimalisht futbollistin e kombëtares kuqezi.
Kamberi do të mbajë veshur fanellën me numër 23 në këtë aventurë në të cilën shpreson të shënojë sa më shumë gola.





