Frederic Veseli është një tjetër futbollist i kombëtares shqiptare që ndërroi skuadër në orët e fundit të merkatos së dimrit. Edhe pse ishte një titullar fiks te Empoli në Serie B, Veseli u largua përkohësisht nga skuadra toskane dhe u transferua në ligën e dytë franceze te skuadra Le Mans në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje nga ana e francezëve.
Pikërisht kohëzgjatja e qëndrimit të Veselit në Francë ka lidhje me mbijetesën apo jo të Le Mans në Ligue 2, pasi blerja e kartonit të tij bëhet automatike nëse klubi siguron qëndrimin në këtë nivel.





