Përmes një postimi në Facebook, ambasada Amerikane në Tiranë ka zbuluar detaje rreth takimit të sotëm që ambasadorja Yuri Kim zhvilloi me kryeminstrin Edi Rama, në Kryeministri.

Ambasada shkruan se gjatë këtij takimi, ambasadroja Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Postimi i plotë

Në vizitën e sotme prezantuese me Kryeministrin Rama, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim pati mundësinë të përvijojë prioritetet e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri: të ndihmojë Shqipërinë për tu bërë një aleate më e aftë në NATO dhe një bastion më i fortë sigurie; mbështetje për zhvillimin demokratik dhe sigurimin e zbatimit të duhur të reformave në drejtësi; dhe rritjen e mundësive të biznesit për shqiptarët dhe amerikanët. Ajo falenderoi Kryeministrin për përpjekjet e jashtëzakonshme të Shqipërisë në çuarjen përpara të prioriteteve tona të përbashkëta. #ShbaQendronKrahShqiperise