Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me ambasadorë të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë me të cilët ka biseduar për disa tema të rëndësishme të aktualitetit politik.
Mësohet se temë e diskutimeve ka qenë reforma zgjedhore, reforma në drejtësi por edhe dekriminalizimi duke iu referuar denoncimeve të opozitës për disa kryebashkiakë. Pjesë e takimit ishin dhe ish-deputetë e përfaqësues të PD-së.





