“Tërmeti më i madh në këtë vend është shteti!”

Kështu shprehet Hike Barçi, pronarja e një biznesi të vogël, e cila për shkak të varfërisë që ka kapluar ish-Kënetën e Durrësit, po kalon një situatë të vështirë në dyqanin e saj.

Prej shumë vitesh ajo shet artikuj ushqimorë në këtë zonë, por kohët e fundit xhiroja ditore ka rënë ndjeshëm, sidomos pas tërmetit të 26 nëntorit.

Njerëzit janë larguar nga frika dhe një pjesë nuk janë kthyer ende thotë tregtarja. Por edhe ata që kanë mbetur janë shumë të varfër dhe marrin ushqime me listë.

“Listat janë plot, njerëzit janë hallexhinjë, janë me rroga të ulëta, taksat vazhdojnë të ngrihen, çmimet po rriten. Njerëzit janë të varfër sepse shteti po i rrjep të gjallë.”

Por varfëria nuk është i vetmi problem për këtë zonë që ndodhet pak kilometra larg qendrës së Durrësit.  Ashtu siç duket edhe në video, infrastruktura e munguar dhe gjendja e kanaleve të hapura mbeten shqetësuese për banorët.

G.D.