Ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka reaguar pas vendimit të maxhorancës për të shtyrë votimin e ligjit për mediat audio vizive.
Në një postim në Twitter, ambasadori Soreca shkruan se BE mirëpret vendimin e maxhorancës për shtyrjen e votimit të ligjit.
“Ne e mirëpresim vendimin e mazhorancës në pushtet për të shtyrë votimin për Ligjin për mediat audio vizive.
Ne presim mendimin e Komisionit të Venecias dhe inkurajojmë autoritetet të adresojnë shqetësimet e organizatave të mediave dhe komunitetit ndërkombëtar.”





