Nëse nuk do të caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme dhe vendore pas miratimit të reformës zgjedhore, opozita do t’iu rikthehet protestave masive.
Paralajmërimi ka ardhur nga nënkryetari i Partisë Demokratike Edmond Spaho, i cili ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar per 29-vjetorin e krijimit të PD-së në Mirditë.
“Protestat do të jenë rruga që do të na shoqërojë ne, nëse pas 15 marsit nuk caktohet data e zgjedhjeve të përgjithshme të parakohshme.”
Sipas Spahos, opozita është e angazhuar për të miratuar reformën zgjedhore brenda 15 marsit.
“Do të luftojmë që më 15 mars reforma zgjedhore të ketë përfunduar. Kjo është detyra jonë. Detyra e radhës është caktimi i datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare dhe vendore në të njëjtën ditë”.
Edi Rama largohet përmes bashkimit dhe qëndresës, u shprehen përfaqësuesit e Partisë Demokratike.





