Dy tërmete të fuqishme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Turqi dhe Iran.

Tërmetet me magnitudë 5.6 dhe 5.1 ballë janë regjistruar me diferencë një minutë nga njëri-tjetri, respektivisht në orën 20.22 dhe 20.23.

Tërmetet janë ndjerë të fuqishme në Turqinë perëndimore dhe në jug të Iranit.

Nuk ka ende raportime për të lënduar apo dëme material.

Pas lëkundjes së fuqishme 5.6, në Turqi janë regjistruar edhe dy pas goditje me magnitudë 4.4 dhe 2.9.