Mbrëmjen e së premtes, një grup prej 30 protestuesish, tentuan që të hyjnë brenda teatrit në Paris, aty ku Presidenti Emmanuel Macron dhe e shoqja, Brigitte, po shihnin një shfaqje.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat franceze, tentativa e sulmit u frenua nga policia. Macron dhe e shoqja mundën më tej që të hynin në sallë.

Macron dhe Brigitte po merrnin pjesë në teatrin ‘Bouffe du Nord’ për shfaqjen “La Mouche”. Në një deklaratë pas incidentit, zyra e Macron tha se presidenti do të vijojë të shkojë në teatër siç dhe është mësuar.