Gjatë konferencës me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Olivér Várhelyi, si pjesë e reformave dhe detyrave që Shqipëria po plotëson për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, kryeministri Edi Rama ka sulmuar gjyqtaren e Krujës që nxorria nga qelia Endrit Doklen, i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh.

Rama tha se ka informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmerret një nisme e re kundër krimit të organizuar dhe gjykatësve që i përkasin organizatës që ai e quan “KÇK”.

“E kam informuar komisionerin se në ditët në vijim do ndërmarrim një nisme të re për të hapur një ofensivë shembullore kundër krimit të organizuar dhe atyre gjykatësve e prokurorëve që si në rastin e para dy ditësh i përkasin organizatës KCK dhe po e përdorin autoritetin e tyre në këtë fazë të ndërmjetme për të bashkëpunuar hapur dhe paturpësisht me krimin.”