Kryetari i Partisë Demokratike ka nisur takimet intensive me drejtuesit demokratë një ditë pas marrëveshjes me Partinë Socialiste për reformën zgjedhore.

Basha ka mbledhur sot në selinë e PD-së krerët e kësaj partie në rrethe. Kryedemokrati do të zhvillojë takim edhe me Kolegjin e Kryetarëve të PD-së si dhe ish-grupin parlamentar të PD-së.

Basha pritet të diskutojë detajet e marrëveshjes me maxhorancën me anëtarët e ish-grupit parlamentar në veçanti, ku ka patur edhe zëra kundër kësaj marrëveshje.

Aksioni politik është pikë tjetër e rëndësishme e diskutimeve në mbledhje.