Në një intervistë për “Vanity Fair”, Jennifer Lopez ka zbuluar se do të donte të largohej nga Amerika për tu transferuar në një qytet të vogël në Itali..

50-vjeçareja ka pranuar që dëshiron të ketë një jetë më “të thjeshtë dhe organike”, shkruan DailyMail.

“Dua të jetoj një jetë të thjeshtë dhe të shëndetshme në një vend ku të shëtis me biçikletë. Të dal të bëj pazarin, të blej bukën, të pikturoj, ose të ulem mbi një karrike që tundet poshte një peme ulliri dhe të ndiej aromën e tij. Po vërtetë kam dhe fantazira të tilla”– ka treguar JLo.