Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka dhënë dorëheqjen. Deklarata e tij erdhi menjëherë pasi Presidenti Vladimir Putin mbajti fjalimin vjetor drejtuar popullit rus.
Duke pranuar dorëheqjen e Medvedev, Putini u kërkoi ministrave që të funksionojnë si qeveri e përkohshme derisa të formohet një qeveri e re.
Para se të njoftonte shkrirjen e kabinetit, Medvedev u takua me Putin për të diskutuar rreth fjalimit që ai do mbante për dorëheqjen. Takimi mes tyre u zhvillua të mërkurën herët, tha zyra e shtypit e Kremlinit.
Putin u shpreh se po planifikon të krijojë një pozicion zëvendës sekretari të këshillit të sigurisë të Rusisë, dhe t’ia ofrojë atë Medvedev. Në fjalimin e tij, Putin propozoi disa ndryshime në kushtetutë.





