Brad Pitt ka folur haptas për varësinë ndaj alkoolit, një vit e gjysmë më parë. Alkoolizmi shkatërroi martesën e tij me Angelina Jolie dhe e largoi nga fëmijët, por Pitt është sot më i matur falë miqve të tij të ngushtë.
Si shumë yje, Brad Pitt u bë një alkoolist. Për një kohë të gjatë, ai mohoi problemin e tij, dhe pasi u nda nga Jolie dhe luftoi për kujdestarinë e fëmijëve të tyre, 56-vjeçari vendosi të rregullojë jetën e tij.
Vendimi i parë ishte të ndalonte konsumimin e alkooolit. Ai kërkoi ndihmë profesionale dhe shkoi rregullisht në terapi.
Pitt falënderon jashtëzakonisht shumë kolegun e tij të aktrimit dhe mikun e tij të ngushtë, Bradley Cooper.
Në një darkë zyrtare në një restorant italian ‘Cipriani’ në Nju Jork, Pitt mbajti një fjalim gjatë të cilit përmendi veset e tij të së kaluarës.
“Faleminderit Bradley. Bradley sapo e kishte vënë vajzën e tij për të fjetur dhe nxitoi në këtë mbledhje. Duhet të theksoj se sot jam i matur vetëm për shkak të tij. Që atëherë, kam qenë më i lumtur çdo ditë. Ai është një mik dhe shpirt i vërtetë njeriu. Unë ju dua dhe ju falënderoj përsëri”,- deklaroi i emocionuar Brad Pitt,





