Pas ndarjes së tyre pak muaj më parë duket se jo vetëm Miley Cyrus ka rigjetur dashurinë në krahët e dikujt tjetër, por të njëjtën gjë ka bërë edhe ish-bashkëshorti i saj, aktori Liam Hemsworth.

Aktori është fotografuar gjatë pushimeve të tij me modelen Gabriella Brooks.

Në foton e publikuara, ata shfaqen duke u puthur dhe shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit. Madje, gjatë muajit dhjetor, Liam e ka prezantuar të dashurën  e re me familjarët e tij.

Tashmë ai e ka hedhur tërësisht pas krahëve lidhjen me Mileyn dhe po shijon historinë e re të dashurisë.