Akademia e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara shpalli nominimet e filmave në 24 kategori për çmimet Oscar, për të nderuar përkushtimin e bërë në fushën e filmit gjatë vitit 2019.

Në krye të listës është “Joker”, i cili rezulton i pari në 11 kategori, duke përfshirë atë të filmit më të mirë, aktorit më të mirë dhe tetë çmimeve të tjera. Tre filmat që e pasojnë: “The Irishman”, “1917” dhe “Once Upon a Time… in Hollywood” kanë secili nga 10 nominime.

Falë kësaj liste, shpresa për të rrëmbyer statuetën e aktorit më të mirë, kanë edhe Antonio Banderas e Leonardo DiCaprio. Kathy Bates, Scarlett Johansson e Margot Robbie, do të luftojnë nga ana tjetër për t’u shpallur aktoret më të mira të vitit.

Edhe sivjet, ashtu siç ndodhi vitin e kaluar, çmimet do të ndahen nga aktorët, sepse nuk do të ketë një moderator. Çmimet Oskar janë më të rëndësishmet në kinematografi dhe ndahen në Hollywood që nga viti 1929.