Aktorja Delinda Disha ka reaguar pas deklaratës së kolegut të saj, Irgen Çelës në emisionin “Shiko Kush LUAN”, ku ishte i ftuar të shtunën që lamë pas.
I pyetur për “Çiftin e shqyer” në “Klanifornia” një numër humori i ngjashëm me “Çiftin e lumtur” në “Portokalli”, i cili luhej nga Delinda dhe Irgeni, ky i fundit tha hapur:
“Kopja nuk mund të jetë asnjëherë më e mirë se originali”, ndërsa shtoi se idenë e “Çiftit të lumtur” e ka dhënë ai së bashku me Florin, kështu që, Delinda Disha dhe Olsi Bylyku i bie që e ka kopjuar nga ata.
Kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga aktorja Disha e cila në një postim në InstaStory shkruan:
“Unë jam origjinale. Ti je origjinal. Po kopja kush është? Respekte. Rikthehem në shkurt në “Klanifornia” origjinale dhe më e suksesshme se nata e Vitit të Ri.”





