Spikerja e parë e lajmeve në Radio Televizionin Shqiptar Stoli Beli ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare.
Ajo u shfaq për herë të parë në studion e RTSH-së më 29 prill të 1960, duke prezantuar me fjalët: Të dashur spektatorë, mirëmbrëma… Sonte fillon për herë të parë “Qendra Eksperimentale e Televizionit Shqiptar.”
Përveçse ishte spikerja e parë e ekranit të RTSH-së, Beli më pas u bë edhe gazetarja e parë, redaktorja dhe regjisorja e parë në Shqipëri.





