Jeta private e Majk ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave po aq sa hitet që i ka dhuruar publikut.
I ftuar në “Shiko Kush LUAN” në Top Channel, reperi është vënë para një sfide ku duhet të zgjedhe mes vajzave VIP shqiptare se me cilën prej tyre do martohej, në kuadrin e lojës.
Në fund ngeli dyshja Tayna VS Bebe Rexha dhe reperi zgjodhi këtë fundit, duke dhënë komentin epik: “Bebe, mbiemrin e ka gati!”, pasi emri i tij i vërtetë është Kastriot Rexha.





