Qeveria australiane ka ndërmarrë një nismë për të ushqyer kafshët e mbijetuara nga zjarret. Në zona të ndryshme po hidhen mijëra kilogramë karrota dhe patate të ëmbla për të ushqyer kafshët që kanë shpëtuar.

Rreth një javë më parë Parku Ndërkombëtar i New South Wales dhe Wildlife Services nisën misionin e tyre për të hedhur ushqim nga ajri në luginat Capertree dhe Wolgan, në Parkun Kombëtar Yengo, në luginën Kangeroo dhe përrreth luginave të lumenjve Jenolan, Oxley Wild.

Deri më tani janë hedhur mbi 2200 kilogramë perime të freksëta për kafshët që jetojnë në këtë zonë.

Ministër i mjedisit tha se pavarësisht se kafshët kanë shpëtuar për mrekulli nga ajo katastrofë, tani ndodhen jashtë habitatit të tyre, ndaj kanë nevojë për t’u ushqyer.