Qeveria franceze është tërhequr nga reforma për pensionet pas protestave disa javore.
Lajmi konfirmohet nga Agjencia e lajmeve Ansa dhe bëhet me dije se vetë qeveria u komunikoi sindikatave dhe qytetarëve që ligji është pezulluar. Edhe sot vijojnë protestat dhe situata është përkeqësuar në Paris, gjë që ka detyruar Policinë të përdorë edhe gaz lotsjellës.
Pas protestave të mëdha në Francë për rritjen e çmimit të naftës, kjo ishte protesta e dytë që detyroi Macron dhe qeverinë aktuale të bëjë ‘mbrapa- ktheu’ për një ligj.
Arsyeja e pakënaqësisë së qytetarëve nga reforma e paralajmëruar ishte se sindikatat besonin se zbatimi i reformës do të detyronte miliona punëtorë të punonin më gjatë deri në pension.
Sindikatat paralajmëruar që në 2019 se do të vijonin me protestat deri sa ligji të kthehej.
Protestat u përshkallëzuan deri në bllokim të metrove, linjave të autobusit apo dhe kundërshtim të forcave të rendit.





