Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka denoncuar sërish faktin që pedagogët nuk kanë marrë ende pagat e muajit dhjetor.
“Buxheti i koncensioneve dhe shëtitjet për propagandë lënë ende pa rroga pedagogët. 12 mijë familje pedagogësh presin pagën që ua mban qeveria për allashverishet e saja. Dita e 10 e muajit janar dhe ende asnjë pedagog nuk ka marrë rrogën, ndërkohë që entourage-i qeveritar ha e pi në restorante të shtrenjta, ku shishja e verës kushton 500 euro.
Paga, e ardhura e vetme në familjen e pedagogëve i ka detyruar shumicën e tyre të marrin borxh për të shlyer faturat e shërbimeve jetike.
Partia Demokratike kërkon që Qeveria të kalojë urgjentisht pagat e pedagogëve e të lehtësojë sadopak fillimin e këtij viti për 12 mijë familje e për dhjetëra mijëra fëmijë”.– denoncon Vokshi.





