Moderatori Ardit Roshi ka zgjedhur t’i propozojë të dashurës së tij për martesë në një mënyrë të veçantë.

Ai i ka propozuar në mbyllje të emisionit “Këndo këngën time”, dhe këto momente i ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Përpara se te vij momenti që të bëhet mbyllja e mbrëmjes unë dua një minutë për vete. Në këtë rrugëtim të gjatë profesional jo vetëm në “Këndo këngën time” mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë si ju në shtëpi ka qeshur ka kënduar është gëzuar me këtë program. Blerina eja të lutem, mund ta shoqërojmë Blerinën me një duatrokitje”!:

Pasi Blerina zbriti në skenë Arditi u mundua që ti largoj emocionet asaj.

“Unë jam njeri shumë privat por këtë moment dua ta ndaje me të gjithë. Mirëmbrema! E di që nuk ke mikrofon dhe nuk flet dot kështu që vetëm me dëgjo”.

Pas kësaj fjalie moderatori u ul në gjunjë dhe me unazën në dorë u shpreh: “Do të përpiqem që të bëjë vajzën më të lumtur në botë.”

E fejuara e moderatorit Ardit Roshi, Blerina Bajko, është vajza e aktorit të njohur të humorit Agim Bajko, e cila tha “Po” përmes një puthjeje.

 
 
 

 
 
 
 
 

 
 

 
 
 

SHE SAID YES!!