Këngëtari Justin Bieber është diagnostikuar me sëmundjen “Lyme”, që është një infeksion bakterial.
Lajmin e ka dhënë vetë artisti përmes një postimi në Instagram, ku shkruan:
“Shumë njerëz janë duke thënë se gjendja ime është shumë e keqe, por ata nuk arrijnë ta kuptojnë se unë jam diagnostikuar kohët e fundit me sëmundjen Lyme. Jo vetëm kaq sepse unë pata një komplikacion të rëndë, që preku funksionimin e lëkurës, trurit, energjisë dhe shëndetit tim. Por gjithçka do shpjegohet më tej, përmes një serie videosh, që unë do publikoj së shpejti në kanalin tim zyrtar në YouTube. Aty ju do mësoni gjithçka, me çfarë unë jam përballur kohët e fundit. Do kalojnë disa vjet dhe marrja e një trajtimi të duhur do ndihmojë në kapërcimin e kësaj sëmundjeje, deri tani të pashërueshme dhe unë do të rikthehem më mirë se kurrë.”
Kjo sëmundje shkakton njolla të kuqe në lëkurë dhe kruarje. Në një stad më të avancuar, sëmundja mund të shkaktojë humbje të aftësisë lëvizëse të fytyrës, dhimbje të forta koke, temperaturë të lartë dhe probleme me zemrën.
Justin u infektua nga bakteri në fund të verës së vitit 2019 dhe herë pas here është fotografuar me serum në krah pas trajtimit të sëmundjes.





