Sekretari i Përgjithëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar deklaratën e liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei se Shqipëria është një vend i vogël dhe djallëzor që mbështet kundërshtarët e tyre.

Balla shkruan në Twitter se Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.

“Khamenei e quajti Shqipërinë “një vend europian të vogël dhe djallëzor”. Jo! Ai është gabim! Shqipëria është një vend i bukur europian me njerëz të shkëlqyer dhe mikpritje, me shumë atraksione turistike dhe me siguri ne jemi një aleat krenar i SHBA-ve dhe BE-së në luftën kundër të gjitha të këqijave të terrorizmit.”