Kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike për të kaluarën e tij si emigrant në Greqi në vitin 1999.
Ismailaj u shpreh para gazetarëve se nuk është në dijeni të kërkesës që PD ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme për verifikimin e pastërtisë së figurës së tij, ndërsa mohon që të jetë ndaluar nga autoritetet greke dhe shprehet i hapur për çdo verifikim ndaj tij.
“Nuk kam asnjë lloj dijenie. Jam i hapur për çdo lloj verifikimi të mundshëm. Unë punoj si kryetar, kam dorëzuar formularin e dekriminializimit. Nuk jam ndaluar nga policia greke, në asnjë rast. Unë kam motrën në Greqi, ka pasur sebepet e veta familjare, ky është shkaku”, tha ai.





