Miliarderja Kylie Jenner tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me pozat e fundit në Instagram, ku shfaqej me një paruke në ngjyrë mustarde.
Kylie kishte pozuar super seksi e veshur me një rrjetë në ngjyrë mishi që i rrinte pas trupit, mirëpo përshkrimi që i vendosi fotos nuk u prit mirë në rrjet.
“Gjej zjarrin tënd”- shkruante fillimisht Kylie, duke e shoqëruar edhe me emojin e një zjarri, gjë të cilën ndjekësit nuk e kanë parë të përshtatshme tashmë që zjarret kanë shkrumbuar Australinë.
“Nëse ndokush ka nevojë për zjarr, mund të merrni tonin.-Australia”. shkruante dikush në koment dhe pas kësaj, Kylie ndryshoi përshkrimin e fotos së saj, duke shkruar thjesht “Një natë jashtë”.





