Hellas Verona i ka dhënë një tjetër shuplakë ecurisë negative të SPAL-it.
Ekipi ku aktivizohen edhe dy lojtarët shqiptarë, Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla mposhti 2-0 ekipin ku aktivizohet futbollisti tjetër i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha.
Por, pavarësisht rezultatit negativ, gardiani i kombëtares kuqezi ka marrë një notë mjaft të kënaqshme për paraqitjen në fushën e blertë.
Ai ka marrë notën 7.5 më të lartën në fushën e blertë. “Calciomercato.web” e cilëson Berishën si lojtarin që mbajti në lojë ekipin e tij, duke ndërhyrë saktë në 3 tentativa, 1 të Rrahmanit dhe dy të Pazzinit, autor i golit të parë të Veronës.
Ndërkaq, Rrahmani dhe Kumbulla janë vlerësuar respektivisht me notën 7 dhe 6.5, me dyshen e mbrojtjes që krijojnë një digë dhe bëjnë të papërshkrueshme prapavijën e Veronës.





