Ata janë dy nga ‘yjet’ më të mëdhenj në planet. 

Këngëtarja e njohur Adele  dhe Harry Styles i kanë mahnitur fansat e tyre pasi janë parë së bashku në ishullin Karaibe të Anguillas të premten. 

Adele, 31 vjeçe, tregoi humbjen e saj të jashtëzakonshme në peshë, ndërsa buzëqesh në fotot e kapura nga paparacët.

Ylli, e cila po punon për një këngë të re, dukej mahnitëse në një fustan veror me lule shoqëruar me një shami të kuqe të lidhur lirshëm rreth qafës.