Aktorja e njohur Cameron Diaz është bërë nënë për herë të parë, në moshën 47-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes një postimi në Instagram, ku zbulon se tani familja e saj është e kompletuar me ardhjen në jetë të vogëlushes Raddix.

“Ne jemi shumë të lumtur, të bekuar dhe mirënjohës që e nisim këtë dekadë duke ju njoftuar për lindjen e vajzës sonë, Raddix Madden. Ajo na i ka vjedhur zemrat që tani dhe ka kompletuar familjen tonë. Edhe pse jemi super të emocionuar ta ndajmë këtë lajm me ju, ndjejmë një instikt të fortë për të mbrojtur privatësinë e të voglës sonë. Kështu që nuk kemi ndërmend të postojmë foto të saj apo të japim detaje të tjera, veçse t’ju themi që është shumë e lezetshme.”– shkruan Cameron në Instagram.

Raddix i është shtuar familjes 7 vjet pas lidhjes së dashurisë mes aktores dhe Benji Madden.