Gazetarja Vesa Rama dhe reperi Skerdi Ago janë bërë prindër për herë të parë.
Përmes një postimi emocionues në Instagram, Skerdi ka bërë të ditur se djali i tij ka ardhur në jetë, ndërsa nuk e zbulon ende emrin e bebushit.
“Sot u mbusha me lot, por me lot gëzimi. Ndjenja më e bukur në botë, dashuria më e veçantë që kam përjetuar. Nuk paska ndjenjë më të bukur kur në jetë të vjen një engjëll që të bën të harrosh çdo gjë për çka ke luftuar, çka ke kaluar dhe çdo dashuri, sepse dashuria më e madhe është ky bukurosh i bukur. Ndihem krenar që në jetën time Zoti më fali një krah të djathtë që do më dojë tamam me zemër të pastër dhe do më bëhet shok jete, do më bëhet një hero për shpirtin tim. Vesa je gruaja që më bëre dhuratën më të shtrenjtë, dhuratën më të bukur. Më solle në jetë një shpirt, një Skerd të vogël që ma mbushi shpirtin me një thesar që s’do kem nevojë tërë jetën të kërkoj gjë tjetër më shumë. Të dua jeta ime! Ju dua të dyve më shumë se veten”,-shkruan ai përkrah fotos.





