Këngëtarja Soni Malaj ka marrë gjithmonë vëmendjen e mediave rozë me jetën e saj private.
Pas ndarjes me bashkëshortin e saj italian, Mirkon, Soni prej 4 vitesh është në një lidhje me Klevin.
Edhe pse Klevi nuk është pjesë e jetës publike, sërish ka tërhequr mjaft vëmendje pasi Soni ka zgjedhur që ta mbajë larg mediave romancën e saj.
Mirëpo, së fundmi këngëtarja ka publikuar në Instastory një foto, ku çifti shfaqen bashkë dhe mëse të dashuruar.





