Sezonin e shkuar, Malaga luftoi deri në javët e fundit për të siguruar kalimin në La Liga por nuk ia arriti. Ky dështim në sezonin e shkuar, ka pasur pasoja të shumtë që janë pasqyruar këtë sezon dhe vështirësitë ekonomike të Malagës, janë të mëdha tashmë deri sa në horizont është edhe… Falimentimi. Malaga është e detyruar të paguajë një borxh kundrejt Ligës dhe nuk po arrin të sigurojë të ardhurat për ta paguar. Kjo situatë e pakëndshme në klub vë seriozisht në rrezik të ardhmen e Bares me klubin, duke qenë se për momentin është futbollisti më i shtrenjtë dhe që mund të sjellë më shumë përfitime duke marrë parasysh faktin se interesimet karshi tij janë të shumta.
Me shitjen e Bares, klubi do të siguronte të ardhura të mjaftueshme për të paguar gjobën dhe për të shpëtuar nga e keqja më e madhe.Në rast se nuk paguhet ai borxh, klubi do të falimentojë dhe do të rinisë më pas një kategori më poshtë ashtu siç ndodhi edhe vjet me një skuadër nga kampionati spanjoll. Në këto kushte, futbollistët shpresojnë që Bare të shitet në mënyrë që të kenë mundësi të luajnë pa probleme me Malagën dhe një prej tyre është edhe Sadiku që po kalon një moment të mirë te Malaga.





