Një i ri ka humbur jetën në rrethana të pazakonta në Përrenjas. Mësohet se 24- vjeçari M.Allhidri nga Njësia Administrative Rrajcë, ka humbur jetën sapo ka hyrë në një bar-kafe mbrëmjen e kaluar.

Dëshmitarët thanë se i riu kur ka hyrë në lokal ka porositur kafe, por pa marrë ende porosinë ka rënë nga karrigia në dysheme.

Menjëherë ai është transportuar për në spitalin e Përrenjasit, por me gjithë ndihmën e stafit mjekësor nuk ka mundur të shpëtojë. Dyshohet se shkak i vdekjes të ketë qenë ataku kardiak, ndoshta i ndikuar edhe nga temperaturat e ulëta.