Një 14-vjeçare nga fshati Syzezë në Urë-Vajgurore Berat ka gjetur vdekjen pasditen e djeshme.
Vajza është gjetur nga familjarët në banesë pa shenja jete dhe është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Viktima E.Ç., 14 vjeçe është dërguar në Morgun e Spitalit të Beratit ku po i nënshtrohet autopsisë e cila do të përcaktojë edhe shkaqet e vdekjes.
Paraprakisht, sipas policisë, dyshohet se vajza është vetëhelmuar me pesticide, por këto janë dyshimet e para, deri në daljen e përfundimit të raportit mjeko-ligjor dhe analizave.





