Policia e Durrësit jep detajet e para nga plagosja me thikë e pasdites së sotme në Sukth. DurrësLajm mëson nga burime policore se te plagosurit jane dy shtetas, njeri prej te cileve kreu i njesise administrative Sukth, Rrapo Osmani.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Dyshohet se autor i ngjarjes eshte shtetasi A.M.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë brenda ditës ndaj funksionarëve shtetërorë. Paraditen e sotme u plagos me granatë në zyrën e tij kreu i bashkisë Lushnje, Fatos Tushe.
Njoftimi i policisë:
Më datë 31.12.2019, në Sukth, si pasojë e një konflikti të çastit, janë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasit Rr.O., 40 vjeç dhe K.O., 21 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarje është shtetasi A.M., i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij.





