Minifaza përgatitore e dimrit për Teutën do të jetë në Durrës. “Djemtë e Detit” nuk do të lëvizin nga qyteti bregdetar. Teuta do të grumbullohet në datën 3 janar dhe për dy javë në Durrës lojtarët do të marrin ngarkesën e plotë stërvitore nën vëzhgimin e trajnerit Edi Martini.
Gjatë kësaj periudhe Teuta do të ketë mundësi të zhvillojë edhe miqësore të shumta ndërsa në skuadër mund të provohen lojtarë të ndryshëm, ndërkohë që sytë janë edhe nga merkato aty ku priten përforcime.
Ishte vetë klubi durrsak me një postim në faqen zyrtare në Facebook që bëri me dije se fazën përgatitore dimërore do ta zhvillojë brenda vendit.





