Durrësi i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit po pret natën e ndërrimit të viteve. Në tregun e shpendëve, durrsakët kanë treguar interes për të blerë gjelin e detit, simbolin e festës së fundvitit.
Qytetarët duan t’i kthehen festës së përvitshme duke lënë trishtimin e shkaktuar nga tërmeti, e të shikojnë me besim vitin 2020. Çmimi i gjelit të detit ka varjuar nga 700 deri në 800 lekë për kg, ndërsa shpendrritësit janë kryesisht të zonës dhe fshatrave të Durrësit.
Blerjet nuk kanë munguar nga qytetarët por tregu i shpendëve ka qenë më i vakët se vitet e shkuara pasi shumë tregtarë janë stepur duke mos ardhur në Durrës këtë fundvit.
Vitet e shkuara tregtarët nga Peqini, Rrogozhina, Kavaja e më gjërë, gjenin treg për shitjen e gjelave të detit në qytetin bregdetar, ndërsa këtë vit në treg janë mjaftuar vetëm ata nga fshatrat e Durrësit.
K.H.





