Sara Bajraktari, e cila fitoi çmimin e tretë në Festivalin e 58 të Këngës në RTSH, ishte e ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv.

Këngëtarja e re ka sqaruar informacionin që dha Alketa Vejsiu për publikun pasi Sara performoi këngën “Ajër”, se ishte një dedikim për babain pasi prindërit i ka të divorcuar.

“Prindërit e mi nuk janë të divorcuar. Kënga është vullnet i lirë, ajo këngë mund të merret edhe si këngë dashurie, për motrën, për vëllain. Prezantuesja e prceptoi në atë mënyrë, u duk sikur e kishte për mua, por e kishte për veten e saj ndoshta. Unë ngela e habitur, thashë “kur u divorcuan” jam habitur nga kjo gjë”, ka thënë këngëtarja.