Një 34-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, në Elbasan.

Nga burimet zyrtare mësohet se bëhet fjalë për shtetasin D. B., i cili sipas policisë, nuk ka shenja dhune në trup.

Informacion paraprak

Në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, në banesën e tij është gjetur pa shenja jete shtetasi D.B., 34 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqet natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.