Konkurreni i “Dance With Me”, Valer Kolnikaj, ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Thumb On”, ku foli për finalen e spektaklit të kërcimit.

Para se të shpallej fituesi, Valeri tha përmes një statusi se fitues të spektaklit ishin Era Rusi dhe Florian Agalliu, të cilët më pas morën çmimin e parë.

Sipas tij, meqë Era Rusi s’do të fitonte “Festivalin e 58-të të RTSH-së”, do të shpallej fituese e “Dance With Me”.

“Statusi ishte më shumë në lidhje edhe me situatën e krijuar nga festivali me çmimin kush e meriton dhe kush e fiton, është më i thellë sesa duket dhe nuk ka të bëjë vetëm me Erën. Vetë Era duhet ta kuptonte më mirë se kushdo këtë status sepse ajo ishte pjesë e festivalit. Ka zë shumë të mirë dhe është artiste shumë e mirë. Era më shkruan në një bisedë grup, “po ç’pate, turp të kesh, kaq kisha”, kjo mu duk më shumë e ulët sesa pjesa e marrjes një çmim sepse turpi është kur merr një çmim të pa merituar, është më shumë turp sesa të thuash gjënë ashtu siç e mendon. Unë ia thoja gjatë gjithë javëve që nuk di të kërcesh, më vjen shumë gjynaf që po penalizon Florin, ne e dimë që do e merrni çmimin dhe ta gëzoni. E dija që do e merrte sepse konkurroi në festival nuk do merrte gjë se do bëheshin gjerat si do bëheshin dhe normalisht do fitonte “Dance”. Ishte një hamëndësimi im që doli 100% i sigurt. Kishte shumë konkurrentë që thoshin:Ma bëni hallall për pikët që u dhashë sot. Por ndërkohë u bë e përsëritur, dale pak tani. Unë e dija që në fillim që do e fitonte Era. Jo Flori.”- u shpreh Valeri.