Moderatorja Dajana Shabani ka reaguar pas publikimit të përgjimeve zyrtare të Prokurorisë ku i kërkonte Hermes Nikajt, i njohur si “Zogu i Tiranë” që të votonte në këmbim të 20 mijë lekëve.

Në një video në Instagram, moderatorja thotë se nuk mban përgjegjësi për jetën e tij private të kolegëve, ndërsa mohon të jetë e përfshirë në këtë ngjarje dhe se gjithçka ka qenë një batutë live në emision.

“Përshëndetje të dashur miq, po u marr vetëm pak minuta për të bërë një sqarim të vogël nëpërmejt Instagramit. E para ka një tendencë dashakeqëse nga portalet që pas arrestimit të kolegut tim për të më lakuar dhe emrin tim. Unë nuk mund të mbaj përgjegjësi personale dhe private të një kolegu. Më pas po përmendem për shit-blerje të votës. Kjo është një batutë e bërë live në emisionin tonë, mes miqsh. Pra ju lutem në rastin kur përmnendi emrin tim, mos bëni tituj të cilat nuk kanë të bëjnë fare me përfshirjen time në shumë çështje. Ju uroj gëzuar festat sdhe faleminderit që më ndoqët, siç do thoshte një miss: Paqe në botë,” ndërsa krahas videos shkruan:

“Me shkeljen e privatesise,dhe nxjerrje te bisedave private dhe kofidenciale,do merret avokati im! Se nese akoma nuk e dini,quhet shkelje e privatesise!!!!”