Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rubik.

Sipas informacioneve të para nga vendi i ngjarjes, mësohet se një autobus dhe një autoveturë janë përplasur e për pasojë ka humbur jetën një person.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.