Ferdinand Xhaferaj, kreu i PD-së së Durrësit, është ndalur te kompleksi “Jedas”, ku 280 familje janë shpërngulur nga apartamentet e tyre. Një muaj pas tërmetit të fuqishëm që shkaktoi dëme të mëdha në Durrës, banorët nuk dinë akoma se kur do të riparohen dëmtimet në banesat e tyre.
Shqetësimit të banorëve iu është bashkuar edhe kreu i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferaj, i cili tha se bashkia e Durrësit bashkë me qeverinë nuk po iu thonë këtyre banorëve se kur do iu kthehen shtëpitë ashtu siç i kanë pasur.
Ndërkohë, banorët kerkojnë të nisin punimet. Ata akuzojnë firmën e ndërtimit për cilësinë e dobët të punimeve.
Në qytetin e Durrësit janë shembur deri tani 70 objekte, ndërkohë që pritet të shemben edhe 90 të tjerë.





