Kati i katërt dhe i pestë i një pallati në Pogradec janë përfshirë nga flakët mesditën e së shtunës.

Si pasojë e flakëve të mëdha dhe tymit kanë mbetur të bllokuar një numër i madh banorësh, por pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse janë larguar nga banesat.

Raportohet se dëmet janë të mëdha, ndërsa janë shkrumbuar plotësisht dy katet e fundit të pallatit. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por paraprakisht dyshohet se është bërë një bombol gazi.